Kosovë
Limaj: VV’së besoj i mungojnë votat, ne si Nismë do të kontribuojmë në zhbllokimin e kësaj situate


Kryetari i NISMA Social Demokrate, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së 52 të kuvendit, tha se VV’së i mungojnë votat.
Limaj shtoi se si Nismë do të kontribuojnë në zhbllokimin e kësaj situate, por i kanë veç 3 numra dhe e kanë të pamundur.
“Të mobilizohemi të themelojmë institucionet. Partisë (VV’së) besoj i mungojnë votat, ne si Nismë do të kontribuojmë në zhbllokimin e kësaj situate, por Nisma i ka veç 3 numra, e ka te pamundur. Tash do të ishte më e mirë të fokusoheni në vendimin e Gjykatës”, tha Limaj. Insajderi.org





















