Connect with us

SKENA

Ledri Vula flet për herë të parë për Xhensilën: “Kemi shumë…jemi një…!

Publikuar

Në një intervistë të shumëpritur në podkastin e Alketa Vejsiut, Ledri Vula ka adresuar për herë të parë zërat që kanë qarkulluar rreth një romance të mundshme mes tij dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj.

Edhe pse nuk konfirmoi një lidhje dashurie, Ledri e quajti raportin mes tyre si një partneritet të mbushur me “kimi”.

“Kemi shumë kimi bashkë. Jemi një ekip,” – tha ai, duke lënë të nënkuptohet se lidhja e tyre mund të jetë më shumë se thjesht miqësi apo bashkëpunim artistik.

I pyetur nga Alketa nëse një çift si ai dhe Xhensila mund të funksiononte edhe në jetën reale, reperi u përgjigj pa ngurrim:

“Po normal që po, mendoj që do kishte funksionu. Pa marrë parasysh nëse kanë fëmijë apo të kaluar, nëse dy njerëz duhen, dahhuria mund gjithçka.”

Ledri u ndal edhe tek aspektet që vlerëson më shumë tek Xhensila:

“Kemi pas një gjuhë të përbashkët sepse të dy i kemi historitë shumë të ngjashme dhe kemi pas mundësi me fol. Më pëlqen shumë si artiste. Kam qejf të rri me njerëz që e duan muzikën dhe që kanë qejf të punojnë. Muhabeti na ka shkuar shumë mirë.”

Advertisement