Connect with us

Shqipëri

Kryeministri belg Bart De Wever takon kryediplomatin kinez Wang Yi

Publikuar

më

Kryeministri i Belgjikës Bart De Wever u takua të martën në Bruksel me ministrin e Jashtëm të Kinës Wang Yi.

Belgjika dhe Kina kanë një histori të gjatë shkëmbimesh, dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet të dy vendeve janë aktive, duke luajtur një rol kyç në bashkëpunimin BE-Kinë, tha De Wever gjatë takimit.

Edhe pse Evropa dhe Kina kanë perspektiva të ndryshme, përballë gjeopolitikës aktuale komplekse, të dyja palët duhet të forcojnë shkëmbimet dhe të rrisin besimin e ndërsjellë, shtoi kryeministri i Belgjikës, duke vënë në dukje që vendi i tij beson fuqimisht në multilateralizmin, mbështet forcimin e autonomisë së Evropës dhe mirëpret rezultatet pozitive nga takimi i udhëheqësve Kinë-BE.

Ndërsa ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, theksoi se Belgjika është një vend anëtar themelues i Bashkimit Evropian dhe selia qendrore e BE-së, dhe luan një rol unik në procesin e integrimit evropian dhe në shkëmbimet Kinë-BE.

Pala kineze e vlerëson politikën racionale e pragmatike të qeverisë së re belge ndaj Kinës dhe është e gatshme ta çojë përpara miqësinë tradicionale me Belgjikën e të nxisë përparimin e vazhdueshëm e të qëndrueshëm të partneritetit të gjithanshëm miqësor të bashkëpunimit kino-belg, u shpreh kreu i diplomacisë kineze.

Pala kineze i përmbahet zhvillimit me cilësi të lartë dhe hapjes me nivel të lartë, mirëpret më shumë kompani belge që të zhvillohen në Kinë dhe shpreson që edhe pala belge do të ofrojë po ashtu një mjedis biznesi të drejtë, të sigurt e të parashikueshëm për kompanitë kineze që të investojnë në Belgjikë, vuri në dukje ai.

The post Kryeministri belg Bart De Wever takon kryediplomatin kinez Wang Yi first appeared on JavaNews.al.

Lajme8 minutes ago

Pas BDI-së, edhe ZNAM-i nuk e pranon propozimin e ri për provimin e jurisprudencës

Maqedoni16 minutes ago

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase

Kosovë31 minutes ago

Tahiri: Me qeverinë Kurti, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Shqipëri1 hour ago

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

Lajme1 hour ago

Durmishi: Ekonomia u rrit për 3,8% në vitin 2025, BPV-ja për kokë banori po i afrohet 10 mijë eurove

Kosovë2 hours ago

Kurti për zgjedhjet në Serbi: E dimë kush e humbi pushtetin, por nuk e dimë kush e ka fituar atë

Maqedoni3 hours ago

Alarm në shkollat e Tetovës: 14-vjeçari sulmohet fizikisht nga bashkëmoshatari

Kosovë3 hours ago

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten

Lajme3 hours ago

Zhduken mbi 100 armë nga depoja “Tactical” në Gjakovë – dyshohet se dera u hap me çelës, pa shenja thyerjeje

Maqedoni3 hours ago

Vendimi për Spitalin Modular ndez përplasjen politike: VMRO akuzon për ndërhyrje në drejtësi

Shqipëri4 hours ago

Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”, qytetarët do përfitojnë! Administratë publike më moderne dhe efikase

Kosovë5 hours ago

Aleanca çon në Polici thirrjet e rënda ndaj Haradinajve nga disa profile në Facebook

NA NDIQ NË FACEBOOK