Lajme
Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen te takimi i Osmanit


Presidentja Vjosa Osmani, do t’i thërrasë sërish liderët e partive politike në takim, për shkak të situatës me ngërçin politik.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, konfirmoi pjesëmarrjen në takimin e nesërm.
“Kam pranuar ftesë. Nesër është takimi dhe unë do të jem aty. Qëndrimi që e kemi pasur gjithmonë. Ne ka dy tre muaj që po mundohemi që të gjejmë zgjidhje për të ofruar kompromise për të dalë nga kjo situatë. Nesër do të jem te presidentja. Ne kemi pasur kërkesë qysh herët që presidentja të involvohet”, tha Krasniqi.
Ai tha se angazhimin e presidentes e sheh si pozitiv, por shprehi skepticizëm për mundësi të rezultatit nga ky takim./Insajderi.org/


















