Connect with us

Lajme

Komuna e Strugës nuk e respekton gjuhën shqipe – struganët shkulin tabelat!

Publikuar

Komuna e Strugës nuk e respekton gjuhën shqipe - struganët shkulin tabelat!

Banorët e lagjes Teferiç në Strugë kanë hequr një tabelë të re komunikacioni të vendosur në hyrje të rrugës që të çon drejt fshatit Belicë e Sipërme.

Ata kanë reaguar pasi në këtë tabelë mungonte plotësisht gjuha shqipe.

Banorët thonë se nuk e dinë nëse tabela është vendosur nga pushteti lokal apo nga ndërmarrja përkatëse e rrugëve, por theksojnë se mungesa e gjuhës shqipe përbën shkelje të ligjit dhe njëkohësisht e konsiderojnë si provokim.(Strugalajm.com)

NA NDIQ NË FACEBOOK