Connect with us

SKENA

Kokalari tregon detajet e operacioneve të Salianjit: Në një dhomë ai me Gridën, në tjetrën…

Publikuar

Aktivistja Evi Kokalari ka publikuar një postim të fortë në rrjetet sociale duke akuzuar ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili u dënua me burg në shtator të vitit 2024, për abuzim me trajtimin e tij gjatë kohës që ishte i dënuar.

Sipas Kokalarit, Salianji u transferua nga burgu në spitalin Amerikan #3 në nëntor të vitit 2024, zyrtarisht për një ndërhyrje mjekësore për varice, por ajo pretendon se arsyeja e vërtetë ishte një operacion për mbjellje flokësh. Kokalari shprehet se në dhomën private të spitalit, Salianji shoqërohej nga deputetja Grida Duma, të cilën ajo e quan “përkujdesja kryesore” e tij.

Denoncimi i Kokalarit ngre pikëpyetje serioze mbi trajtimin preferencial të Salianjit, duke sugjeruar se ka pasur shkelje të rregullave të burgimit dhe një përfshirje të mundshme të spitalit në favorizim politik. Ajo kërkon që Prokuroria e Posaçme (SPAK) të hetojë shpenzimet, autorizimet dhe ndërhyrjet e kryera, duke paralajmëruar se mospërfillja e rasteve të tilla do të krijojë një precedent të rrezikshëm.

Kokalari e sheh këtë ngjarje si një shembull të vazhdimësisë së praktikave të vjetra nga figura të caktuara brenda opozitës, të cilët ajo i konsideron pengesë për ndryshimin e vërtetë në vend. Ajo thekson se shfrytëzimi i policisë së burgjeve, të cilët u paguan nga taksat e qytetarëve për të ruajtur Salianjin në spital, është i papranueshëm.

Në fund të postimit të saj, Kokalari i kërkon SPAK-ut të hetojë rastin, duke kërkuar detaje nga spitali Amerikan në lidhje me qëndrimin e Salianjit, procedurat e ndjekura, kartat mjekësore dhe pagesat e kryera, si dhe të hetojë rolin e spitalit si bashkëpunëtor të mundshëm në këtë rast. Ajo thekson se nëse kjo çështje nuk trajtohet me seriozitet, do të vendoset një standard i gabuar për të ardhmen e sistemit të drejtësisë.

Advertisement