Connect with us

SKENA

Kiara rrëfehet si kurrë më parë: “Po të mos isha futur në Big Brother, sot nuk do të isha as në…”

Publikuar

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka ndarë një rrëfim të ndjerë nga jeta e saj personale, gjatë një lidhjeje telefonike në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Kiara foli me sinqeritet për periudhën e errët që po kalonte përpara se të bëhej pjesë e reality show-t më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP 2”.

“Po mos të isha futur në ‘Big Brother’, nuk do të kisha dalë më në televizion, nuk do të kisha dalë më as në rrugë,” tha ajo, duke treguar se formati i dha jo vetëm një ringjallje në karrierë, por mbi të gjitha një jetë të re personale.

Kiara tha se brenda shtëpisë nuk gjeti vetëm veten, por edhe fatin e saj – këngëtarin Luiz Ejlli. Ajo e cilësoi njohjen me të si një “kombinim i fatit dhe vendimeve të guximshme”, duke shtuar se nëse nuk do të kishte bërë atë hap, sot nuk do të kishte as vajzën e saj, Lunën.

Për Luizin, Kiara foli me dashuri e mirënjohje: “Është një bashkëshort që më bën për të qeshur dhe është gjithmonë aty kur kam nevojë.”

Në mbyllje të intervistës, ajo solli një reflektim: “Mund të na ndodhin shumë gjëra në jetë, por rrugën si reagojmë dhe si vazhdojmë përpara e zgjedhim vetë.”

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK