Lajme
“Keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare”, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prishtinë


Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të përfshirë në një incident të ndodhur para mesnatës më 30 qershor në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Tre zyrtarët dyshohen për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.
Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorinë pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e dy rasteve.




















