Connect with us

Lajme

Izet Mexhiti i shpall luftë industrisë së bixhozit: Po çrrënjosim të keqen që na e la peshqesh qeveria e kaluar

Publikuar

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së RMV-së, Izet Mexhiti, ka dhënë sot një mesazh të fuqishëm në fjalimin e tij publik, duke theksuar se VLEN ka nisur vendosjen e rendit dhe çrrënjosjen e të keqes që trashëgoi nga qeveria e kaluar.

Mexhiti bëri të ditur se Qeveria e re ka miratuar projektligjin për lojërat e fatit, një hap i madh në luftën kundër mafias së bixhozit, për të cilën ai është zotuar personalisht që në ditën e marrjes së detyrës si Zëvendëskryetar i parë i Qeverisë.

“Ne trashëguam një shoqëri ku bixhozi lulëzonte, e kazinot dhe bastoret ishin hapur në çdo cep. Sot operojnë të paktën 1500 qendra bixhozi në gjithë shtetin, duke shkatërruar shumë familje shqiptare. Fatkeqësisht, paraardhësi im ishte angazhuar personalisht në zgjerimin e këtij biznesi fitimprurës për mafian, por shkatërrues për shoqërinë,” ka deklaruar Mexhiti.

Sipas Mexhitit ky vendim është dëshmi se VLEN nuk bën kompromise kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve dhe mbrojtjen e familjes shqiptare, duke goditur aty ku i dhemb më shumë mafias së bixhozit, që për vite ishte e paprekshme nga qeveritë e kaluara.

NA NDIQ NË FACEBOOK