Lajme
Iseni kritikon Bujar Osmanin: Qytetarët nuk duan të dinë sa herët je zgjuar sot, por pse ke fjetur kaq gjatë gjithë këto vite!

Politologu Xhenur Iseni ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale ndaj kandidatit të BDI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, duke ironizuar me nisjen e hershme të fushatës së tij zgjedhore.
“Njëri kandidat ka nisur fushatën për Komunën e Çairit dhe, siç duket, ka filluar të zgjohet herët… shumë herët madje. Nëse do të kish zgjuar kaq herët edhe këto 20 vitet e fundit sa ka qenë në pushtet, ndoshta Çairi sot nuk do të dukej si pasqyrë e premtimeve të pambajtura”, shkruan Iseni.
Ai thekson se problemi nuk qëndron tek ora e zgjimit, por tek mungesa e përgjegjësisë gjatë viteve të qeverisjes: “Në Çair nuk kanë munguar kurrë zilet e sabahut, munguan vetëm ata që i dëgjojnë me zemër e përgjegjësi. Sepse qytetarët nuk duan të dinë sa herët je zgjuar sot, por pse ke fjetur kaq gjatë gjithë këto vite”.
















