Connect with us

Lajme

Isen Shabani: Angazhimi për mjedise të pastra do të vazhdojë në gjithë Vrapçishtin

Publikuar

Komuna e Vrapçishtit ka ndërmarrë një aksion pastrimi në qendrën e fshatit Negotinë dhe rrugët përreth, si pjesë e përpjekjeve për të krijuar një mjedis më të pastër dhe më të mirëmbajtur për qytetarët.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës, Isen Shabani, i cili theksoi se pastrimi u realizua mbrëmjen e kaluar me angazhimin e ekipit komunal dhe qytetarëve vullnetarë.

“Qëllimi ynë është që çdo vendbanim të ketë hapësira publike të pastra dhe të mirëmbajtura. Ky aksion në Negotinë është pjesë e një fushate të vazhdueshme për mirëmbajtjen e mjedisit,” deklaroi Shabani.

Komuna e Vrapçishtit paralajmëron se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në vendbanime të tjera, duke inkurajuar përfshirjen aktive të komunitetit lokal./zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK