Connect with us

Shqipëri

Ikën dhe një tjetër zyrtar i lartë pas paralajmërimit të Ramës

Publikuar

Bashkia e Divjakës është përfshirë nga një valë dorëheqjesh pas thirrjes së Kryeministrit Edi Rama për një rifreskim të stafit në qeverisjen vendore. Mësohet se nënkryetari i Bashkisë së Divjakës dhe kryetarët e tre njësive administrative kanë paraqitur dorëheqjen nga detyrat e tyre.

Ky veprim konfirmon shtrirjen e iniciativës së Kryeministrit Rama në të gjithë vendin, ku shumë bashki dhe njësi administrative kanë nisur procesin e ndryshimeve në nivelet drejtuese. Sikurse u raportua edhe më parë, Rama, gjatë takimeve me të zgjedhur vendorë dhe deputetë, ka theksuar nevojën e një ristrukturimi për të rritur efikasitetin dhe performancën e administratës publike lokale.

Bashkia e Divjakës i bashkohet kështu listës së gjatë të bashkive të tjera në Shqipëri, përfshirë Korçën, Devollin, Elbasanin, Kolonjën, Vlorën dhe Durrësin, ku administratorë dhe nënkryetarë kanë dhënë dorëheqjen në ditët e fundit. Këto dorëheqje masive tregojnë zbatimin e gjerë të direktivës së qeverisë qendrore në nivelin vendor.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK