Connect with us

Kosovë

I vrau motrën, vëllai i Liridonës bën zbulimin tronditës: E gjeta Naim Murselin në …

Publikuar

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka vazhduar dëshminë e tij para trupit gjykues në rastin e vrasjes së motrës së tij, duke shtuar detaje të reja mbi reagimin e të akuzuarit kryesor, Naim Murseli, pas aktit tragjik.

Leonardi tregoi se pas marrjes së lajmit të rëndë, ai e kishte kërkuar dhëndrin e tij, Naimin, dhe e kishte gjetur në një hotel të shtrirë në shtrat. Ai madje shtoi se Naimi kishte porositur ushqim dhe po priste drekën në ato momente.

“E thirra Betim Podrimqakun, më tha që Naimi është në Swiss. U nisëm me djalin e axhës, dajën dhe tezakun. Na thanë se është lart në dhomë. Ai ishte i shtrirë në shtrat, kishte disa gjëra ushqimore në tavolinë që i kishte porositur si drekë. Nga habia menduam se ishte i frikësuar, se po e përjetonte me dhimbje. I thashë: “A mundemi me shku në morg me pa Liridonën?” Më tha: “Jo, nuk na lejohet.””, rrëfeu Leonardi në dëshminë e tij.

Më tej, Leonardi tregoi përpjekjet e familjes për të parë trupin e pajetë të Liridonës dhe reagimin e Naimit: “E thirra vetë spitalin, i thashë: “A mundemi me ardh me pa trupin?” Shkuam, erdhi edhe Naimi. Mjeku tha: “Nëse keni ndonjë problem, mundeni mos me ardh.” Naimi tha: “Kam problem me zemër, s’e di a muj me e pa.” Ai erdhi deri te dera, dhe vetëm nga dera e shikoi. Nuk hyri brenda”, shtoi Leonardi, duke përshkruar distancimin e Naimit edhe në momentin e fundit për t’i dhënë lamtumirën Liridonës.

Këto detaje të reja nga dëshmia e Leonard Ademajt para trupit gjykues vazhdojnë të ofrojnë një pamje më të plotë të ngjarjeve pas vrasjes së Liridona Ademajt dhe sjelljes së të akuzuarit kryesor.

Advertisement