Connect with us

Lajme

Hoxha: Qeveria miraton dy superligje me propozim të VLEN-it, fitore për qytetarët

Publikuar

Dy propozimligje me rëndësi të veçantë morën sot dritën jeshile nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me nismën dhe mbështetjen e fuqishme të koalicionit VLEN.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, theksoi se këto ligje përfaqësojnë një fitore të madhe për qytetarët, sidomos për të rinjtë dhe besimtarët.

“Propozimligji për lojërat e fatit parashikon që kazinotë dhe bastoret të vendosen së paku 500 metra larg shkollave dhe çerdheve, si dhe vendos masa të tjera rigoroze për funksionimin e tyre”, tha Hoxha.

“Propozimligji për shkollat e mesme të komuniteteve fetare garanton që medresantët të kenë të drejtë të ndjekin studimet në të gjitha fakultetet dhe universitetet e vendit, duke zgjidhur përfundimisht një problem të pazgjidhur prej vitesh”, shtoi Hoxha.

Përveç këtyre zhvillimeve ligjore, Hoxha bëri të ditur se Qeveria ka ndarë 40 milionë euro për investime në Spitalin Klinik të Tetovës dhe 18 milionë euro për ndërtimin e një spitali të ri në Kërçovë – investime që pritet të përmirësojnë ndjeshëm infrastrukturën shëndetësore në këto zona./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK