Connect with us

Lajme

Hoxha: Me VLEN-in në Qeveri, Korridori 8 merr formë

Publikuar

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, njoftoi sot se është lëshuar për qarkullim një segment prej 20 kilometrash i autostradës Kërçovë – Ohër, pjesë kyçe e Korridorit 8.

Sipas Hoxhës, ky projekt strategjik, i cili për vite të tëra është zvarritur nga qeveritë e mëparshme, po merr trajtë konkrete gjatë vitit të parë të qeverisë së re. Ai theksoi se punimet po zhvillohen me intensitet të lartë dhe përkushtim maksimal, me synimin për përfundimin sa më të shpejtë të gjithë autostradës.

“Kjo rrugë është më shumë se një infrastrukturë transporti – është një urë që lidh rajonet, nxit zhvillimin ekonomik dhe forcon bashkëpunimin ndërkufitar në Ballkan,” deklaroi Hoxha.

Hapja e këtij segmenti është një hap i rëndësishëm drejt finalizimit të Korridorit 8, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për vendin dhe rajonin.

NA NDIQ NË FACEBOOK