Connect with us

Kosovë

Hargreaves: Kosova në krizë serioze, partitë të bëjnë kompromis

Publikuar

më

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se Kosova po kalon një krizë serioze politike, e cila po ndikon në aftësinë për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

“Kjo është një krizë dhe jo vetëm politike. Besoj se ky është një moment shumë serioz për Kosovën”, tha ambasadori Hargreaves në një intervistë për radion lokale Gorazhdevc në gjuhën serbe.

Ai më pas theksoi nevojën urgjente për formimin e një qeverie funksionale, e cila do të jetë në gjendje të marrë vendime kyçe për të ardhmen e Kosovës.

“Kosova ka nevojë urgjente për një qeveri dhe parlament të formuar siç duhet, të aftë për të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me pozitën e Kosovës në botë dhe për fondet që aktualisht ndodhen në parlament, duke pritur të miratohen. Këto fonde nuk mund të përdoren për momentin dhe Kosova rrezikon t’i humbasë ato”, shtoi ambasadori.

Duke iu referuar rolit të Gjykatës Kushtetuese në zgjidhjen e bllokadës politike, ambasadori shprehu optimizëm të moderuar, por gjithashtu theksoi faktin se nevojitet vullnet politik për dalje nga ngërçi.

“Mendoj se jemi ende në fazën e shpresës se Gjykata Kushtetuese do ta zgjidhë këtë çështje. Por në fund të fundit, kjo duhet të zgjidhet politikisht – me kompromis midis partive politike. Ky është thelbi i problemit. Kushtetuta dhe ligji mund të ofrojnë një kornizë, por u takon palëve të bien dakord se si të vazhdojnë”, tha ambasadori Hargreaves.

Lidhur me zgjedhjet lokale të planifikuara për 12 tetor, Hargreaves tha se ato përfaqësojnë një shans për të gjitha komunitetet, veçanërisht atë serb, që të jenë politikisht aktive dhe të përfaqësohen përsëri.

Maqedoni42 minutes ago

Pas 35 vitesh pritjeje, Azizi paralajmëron: Jo vetëm jurisprudenca, të gjitha provimet profesionale edhe në shqip!

Shqipëri1 hour ago

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

Lajme2 hours ago

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Maqedoni3 hours ago

“E mbanin për xhakete dhe e godisnin me boksa metalikë kryesisht në kokë, e pasonin si top” – dëshmia tronditëse e nënës së 13-vjeçarit të rrahur në Vlae

Shqipëri4 hours ago

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

Lajme5 hours ago

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Maqedoni6 hours ago

Tetovë: Rrahu vajzën e mitur dhe la pa përkujdesje foshnjën 10-muajshe, kallëzohet penalisht 33-vjeçarja

Shqipëri7 hours ago

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

Lajme8 hours ago

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Lajme8 hours ago

Durmishi: Paga mesatare neto arriti në 48.499 denarë, rritje prej 18,4% për dy vite

Lajme8 hours ago

Shasivari pas takimit me studentët: “Do të flitet shqip o taj”- kjo ndodhë për herë të parë pas 60 vitesh!

Maqedoni9 hours ago

Sela, Mickovskit: A mund ta dëshmojë me dokument se eshtë maqedonas?

NA NDIQ NË FACEBOOK