Connect with us

Bota

Hamas, përgjigje Trump-it

Publikuar

Hamasi tregoi se është i hapur për të arritur një marrëveshje armëpushimi me Izraelin, por nuk e pranoi propozimin e mbështetur nga presidenti Trump, duke theksuar se çdo marrëveshje duhet të nënkuptojë fundin e luftës në Gaza, raportoi AP.

Trump më parë tha se Izraeli kishte rënë dakord me kushtet për një armëpushim 60-ditor në Gaza dhe i kërkoi Hamasit të pranonte marrëveshjen përpara se kushtet të përkeqësoheshin.

Presidenti i SHBA-së pretendon ka rritur presionin mbi Izraelin dhe Hamasin për të arritur një marrëveshje për një armëpushim dhe për t’i dhënë fund luftës.

Sipas deklaratës së Trump-it, periudha 60-ditore do të përdoret për të arritur një përfundim të luftës, të cilin Izraeli e refuzon derisa Hamasi të mposhtet.

Megjithatë, Hamasi theksoi se është gati të pranojë çdo marrëveshje që çon qartë në një përfundim të plotë të luftës.

Një zyrtar i Hamasit, Taher al-Nunu, tha se Hamasi është serioz në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje.

Sipas burimeve egjiptiane, një delegacion i Hamasit u takua me ndërmjetësuesit egjiptianë dhe katarianë në Kajro për të diskutuar propozimin.

Zyrtarët thanë se propozimi i fundit përfshinte një marrëveshje 60-ditore që do të tërhiqte pjesërisht trupat izraelite nga Gaza dhe do të rriste ndihmën humanitare.

Megjithatë, Izraeli nuk është zotuar të negociojë përfundimin e luftës sipas propozimit të fundit.

Nuk ishte e qartë se sa pengje do të liroheshin, por bisedimet e mëparshme kishin përmendur rreth dhjetë.

Izraeli ende nuk ka komentuar publikisht mbi njoftimin e Trump-it.

Trump shkroi në Truth Social se Izraeli kishte rënë dakord me kushtet e nevojshme për finalizimin e një armëpushimi, ndërsa i kërkoi Hamasit të pranonte marrëveshjen, duke paralajmëruar se refuzimi do të çonte në një përkeqësim të situatës. /tesheshi.com/

NA NDIQ NË FACEBOOK