Connect with us

Lajme

Greqia për migrantët e paligjshëm: “Dy zgjedhje, burg ose largim”

Publikuar

më

Autoritetet greke kanë filluar zbatimin e një ligji të ri për trajtimin më të rreptë të migrantëve të paligjshëm që vijnë në këtë vend.

Qindra të rinj që mbërritën nga Afrika e Veriut janë çuar në “kampe deportimi” nga ku do të dërgohen në vendet e tyre sapo ligji të hyjë në fuqi.

Ministri Grek i Migracionit dhe Azilit, Thanos Plevris u tha kolegëve të tij nga Bashkimi Evropian se deportimet e migrantëve të paligjshëm duhet të bëhen përparësia kryesore e BE-sw nëse duam të ndalojmë fluksin në rritje të migrantëve.

Plevris e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi joformal të ministrave të drejtësisë dhe punëve të brendshme të BE-së në Kopenhagen.

“Kthimi i emigrantëve të paligjshëm duhet të jetë përparësia jonë kryesore. Mesazhi duhet të jetë i qartë: nëse hyni në Evropë ilegalisht ose kërkesa juaj për azil refuzohet, nuk keni të drejtë të qëndroni dhe duhet të ktheheni në vendin tuaj”, theksoi Plevris.

“Ligji është i qartë: Nëse qëndroni në Greqi ilegalisht, opsionet tuaja janë burgu ose kthimi”, përfundoi Plevris.

Si kujtesë, më 17 korrik, Greqia paraqiti një projektligj që do të impononte trajtim më të rreptë për emigrantët pa leje qëndrimi, duke përfshirë mundësinë e një dënimi me burg prej të paktën tre vjetësh nëse ata refuzojnë të largohen vullnetarisht nga vendi. Agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi se projektligji i ri përfaqëson një ndryshim rrënjësor në politikën greke të migracionit, duke futur trajtim ndëshkues për ata që qëndrojnë në vend pa leje.

Deri më tani, njerëzit pa leje qëndrimi janë vendosur në kampe pritjeje ku presin deportimin, me liri të kufizuar lëvizjeje. Sipas ligjit të ri, qëndrimi i paligjshëm do të trajtohet si vepër penale dhe e vetmja mundësi për të shmangur burgun do të jetë largimi vullnetar nga Greqia. “Në të ardhmen, të prekurit do të kenë vetëm dy mundësi: ndalimin ose kthimin”, tha Ministria e Migracionit. /tesheshi.com/

Shqipëri9 minutes ago

Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit?

Lajme1 hour ago

Dosja e Prokurorisë: “PO Petrol Fariz” i Fariz Mazrekut ka deklaruar si naftë 7,180.050.50 litra ujë

Maqedoni2 hours ago

Paralajmërime për marrëveshje të re kolektive dhe paga më të larta për Armatën e Maqedonisë

Lajme3 hours ago

Akademik Kambovski: Propozimi për provimin e jurisprudencës është racional

Shqipëri3 hours ago

SHBA-të lëshojnë urdhër-arresti ndaj ish-udhëheqësit kuban pas 30 vitesh, Raúl Castro!

Lajme4 hours ago

Tensionet në Shqipëri, ambasadori amerikan, ai gjerman dhe ai i BE’së në zyre te Begaj, në takim edhe Mejdani e Topi

Maqedoni4 hours ago

Muhamed Murtezi nga LD: Duhet të hetohet nëse dikush brenda VLEN-it punoi kundër kandidatit tonë në Bërvenicë

Lajme5 hours ago

Daut Beqiri: Asfaltohen pesë rrugë në Haraçinë, punimet vazhdojnë edhe në Orllancë e Grushinë

Maqedoni5 hours ago

Fund largimit nga Armata pas moshës 45-vjeçare! Ushtarët mund të vazhdojnë punën me paga të pandryshuara

Kosovë5 hours ago

Nagavci: Kërkesat për rishqyrtimin e ligjit të Speciales, rikthejnë shqetësimet tona që i ngritëm para miratimit

Shqipëri6 hours ago

Nafta arrin nivelin rekord në pesë muajt e fundit

Lajme6 hours ago

Ministri Sulejmani jep lajmin e madh: Tetova bëhet me Bibliotekë universitare- mundësi më shumë për studentët dhe botën akademike!

NA NDIQ NË FACEBOOK