Connect with us

Shqipëri

“Gardianët kamufluan vetëvrasjen, mbaroi në duart e tyre”, dëshmia shokuese për vrasjen në Burgun e Reçit

Publikuar

më

Një dëshmi shokuese, e fortë nga një ish i dënuar, ka nxjerrë zbuluar një mori institucionesh, të cilat kanë tentuar që të fshehin një ngjarje të rëndë kriminale brenda Burgut të Reçit.

Pjerind Ndoci ka qenë dëshmitar okular më datë 29 qershor 2024, ditë kur 6 gardianët e Reçit rrahën për vdekje të dënuarin Edmond Piraniqi.

Emisioni Fiks Fare vijoi të investigojë ngjarjen e rëndë, disa ditë pasi Prokuroria e Shkodrës dërgoi dosjen në gjykatë, duke marrë të pandehur 6 punonjës, me akuzën e kryerjes së veprimeve arbitrare dhe shkaktim vetëvrasje. Në dosje shkruhet se i burgosuri u rrah para se të tentonte të vriste veten në qeli. Në kamera, shkruan prokuroria, duken veprimet në grup të gardianëve që kapin prej flokësh dhe e godasin me shkelma. Në dosje janë edhe detaje që, i burgosuri i ka pasur këmbët në tokë kur u gjet në dhomën e izolimit.

Pas transmetimit të këtij investigimi, në redaksinë e emisionit Fiks Fare telefonoi një ish i burgosur, Pjerind Ndoci. Pjerindi ka qenë në izolim më datë 29 qershor 2024, në dhomën përballë ku qëndronte po në izolim edhe Edmondi. Ai thotë se Mondi shau doktorin dhe më pas doktori shau të burgosurin. Më pas polici i shërbimit lajmëroi grupin e gatshëm që kanë ardhur menjëherë.

“5 gardianë u futën në dhomën e Mondit dhe e qëlluan për gati 15 deri 20 minuta. Më pas e morën zvarrë në korridor dhe para derës së qelisë sime i ra pantofla. Gjendja e Mondit ishte tepër e rëndë, në gjendje tepër të rënduar dhe me kokën varur. Gardiani e ka qëlluar në korridor dhe e futi më pas në një dhomë tjetër izolimi, duke e qëlluar përsëri” thotë Pjerindi.

Ai dëshmoi me zë dhe figurë, për kamerën e emisionit Fiks Fare, se gardianët e Burgut të Reçit kanë kamufluar vetëvrasjen. “Mondi s’kishte takat të vriste veten. Ata gardianët e bënë sikur vrau veten. Unë kam dëshmuar edhe për Avokatin e Popullit dhe Komitetin e Helsinkit. Prokuroria s’më ka marrë në pyetje. Disa ditë pas ngjarjes më kanë transferuar në Tiranë. Jam i gatshëm të dëshmoj për të gjitha këto edhe në prokurori” thotë ish i burgosuri.

Pas kësaj dëshmie, ish i burgosuri flet në telefon me babanë e Edmond Piraniqit. Pjerindi i tregon ngjarjen që s’ka vrarë veten, por ia kanë bërë gardianët që e rrahën. Lulzimi i thotë se do të vijë në Shqipëri pasi është në Francë dhe do t’i marrë dëshminë. Pjerindi i thotë se është i gatshëm të dëshmojë dhe të japë rrëfimin e tij edhe ligjërisht. Lulzimi e falënderon dhe i kërkon numrin e telefonit./TCH

The post “Gardianët kamufluan vetëvrasjen, mbaroi në duart e tyre”, dëshmia shokuese për vrasjen në Burgun e Reçit first appeared on JavaNews.al.

Maqedoni52 minutes ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri1 hour ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme2 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni4 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri4 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme5 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni6 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë6 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni6 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme6 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport6 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Maqedoni6 hours ago

Limani me mesazh për spekulimet: Jam dhe mbetem në ASH, nuk jam politikan “tregtar “- çdo veprim imi është transparent

NA NDIQ NË FACEBOOK