Bota
Foshnja ndërron jetë gjatë lindjes në Gjakovë – rasti nën hetim

Një rast tragjik është raportuar në Gjakovë, ku një foshnjë ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes, shkruan Insajderi.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 6 korrik, rreth orës 12:30.
Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes janë angazhuar ekipet relevante hetimore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
Rasti po hetohet nga ekipet relevante.





















