Lajme
Fitorja e Sirisë së re mbi krahun e zgjatur të Izraelit

Trupat e Ministrisë së Mbrojtjes Siriane janë vendosur në hyrje të qytetit shiit të Suwayda-s në Sirinë jugore, dhe sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve SANA, pas tre ditësh përleshjesh, njësitë filluan të hynin në qytet të martën, raporton Anadolu.
Udhëheqësit fetarë druze në Siri u bënë thirrje të gjitha fraksioneve të armatosura në provincën e Suwayda-s të martën në mëngjes që të bashkëpunojnë plotësisht me forcat qeveritare të sigurisë dhe të dorëzojnë armët e tyre.
Një ditë më parë, më shumë se 30 persona u vranë dhe gati 100 të tjerë u plagosën në përleshjet e armatosura midis luftëtarëve të armatosur fisnorë beduinë dhe milicive druze, tha Ministria e Brendshme Siriane.
Udhëheqja shpirtërore Druze lëshoi një deklaratë duke shprehur mbështetje për vendosjen e forcave të sigurisë për të rimarrë kontrollin e qendrave ushtarake dhe të sigurisë në Suwayda dhe për të stabilizuar rajonin. Ata u bënë thirrje të gjitha grupeve të armatosura të mos kundërshtojnë praninë e forcave qeveritare dhe theksuan rëndësinë e “dialogut të hapur me qeverinë për të parë pasojat e ngjarjeve të fundit”.
Më parë, Ahmed al-Dalati, kreu i sigurisë së brendshme në Suwayda, njoftoi vendosjen e një shtetrrethimi në të gjithë provincën duke filluar nga e marta në mëngjes “deri në njoftim të mëtejshëm”, raportoi SANA. Al-Dalati shpjegoi se shtetrrethimi u vendos për të ruajtur sigurinë publike.
Ai gjithashtu konfirmoi se forcat nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes kishin filluar të hynin në qendër të Suwayda-s për të mbrojtur civilët dhe për të rivendosur rendin pas përleshjeve të dhunshme. Ai u bëri thirrje autoriteteve fetare dhe udhëheqësve të fraksioneve të marrin përgjegjësi dhe të bashkëpunojnë plotësisht për të siguruar sigurinë e qendrës së qytetit dhe stabilitetin në të gjithë provincën.
Në të njëjtën kohë, Departamenti i Medias i Ministrisë së Mbrojtjes njoftoi se ushtria po vazhdonte ndjekjen e grupeve të armatosura të paligjshme rreth Suwayda-s. Ministria i këshilloi qytetarët të qëndronin në shtëpitë e tyre dhe të raportonin çdo lëvizje të dyshimtë, duke paralajmëruar se grupet e armatosura mund të përdorin lagjet civile si baza për operacionet e tyre.
Ministria e Mbrojtjes konfirmoi më vonë se ushtria kishte filluar të hynte edhe në qendër të provincës Suwayda për të vendosur kontrollin dhe për të ndjekur anëtarët e grupeve të armatosura që vepronin jashtë ligjit.
Bashar al-Assad, i cili sundoi Sirinë për gati 25 vjet, iku nga vendi në dhjetor dhe iku në Rusi, duke i dhënë fund dekadave të sundimit nga Partia Baath, e cila kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.
Në janar, në vend u formua një administratë e re kalimtare, e kryesuar nga Presidenti Ahmad al-Sharaa.
Eshtë kjo një tjetër fitore e pushtetit të ri sirian, duke mposhtur ata që konsideroheshin si krahu i zgjatur i Izraelit në Siri. Druzët mund të krahasohen deri diku me bektashinjtë, atë pjesë të këtij sekti, e tepruar ta quash islam, pa asnjë lidhje me Islamin, të cilët janë shfaqur si aleatë të Izraelit, të përdorur nga shteti sionist kundër muslimanëve. /tesheshi.com/



















