Connect with us

Lajme

Fetai: Për dy javë u zgjidhën 4 çështje të mbetura pezull me vjet – ja detajet

Publikuar

Zv/kryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shpalosi punët që ka zgjidhur si zv/kryeministër vetëm në dy javët e fundit.

Ai përmendi miratimin në qeveri të projektligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, ku vetë Fetai ishte bartës i procesit të përgatitjes.

Gjithashtu, theksoi zgjidhjen përfundimtare të të gjitha rasteve të personave pa shtetësi, që u cilësua historike edhe nga UNHCR-ja.

Fetai njoftoi edhe zgjidhjen e statusit për dhjetëra inspektorë tatimorë komunalë, si dhe miratimin e Strategjisë së re për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Shoqërisë Civile.

“Qytetarët nuk bien pre e mashtrimeve të atyre që vajtojnë privilegjet personale, sepse këto arritje dhe shumë të tjera që po vijnë do t’i gëzojnë të gjithë”, shkruan Fetai.

NA NDIQ NË FACEBOOK