Connect with us

Lajme

Endrit Thaçi uron në mënyrë të veçantë Edi Ramën për ditëlindje

Publikuar

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka uruar kryeministrin shqiptar Edi Rama për ditëlindje në një mënyrë të veçantë.

Në një postim në Instagram, ai theksoi se Rama feston ditëlindjen pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Endriti e përshkroi kryeministrin shqiptar si mikun më të besueshëm të babait të tij dhe një nga aleatët më të fortë të Amerikës.

“Në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së feston ditëlindjen miku më lojal i babit dhe një nga miqtë më të mëdhenj të Amerikës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,” shkroi ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK