Shqipëri
E rëndë – Burri gjendet i vdekur në makinë. Ja çfarë dyshohet

Shkodër, Shqipëri – Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” të Shkodrës, ku brenda një automjeti në pronësi të një subjekti tregtar, është gjetur pa shenja jete një burrë rreth 50-vjeçar.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, dyshohet se viktima ka pësuar arrest kardiak, i cili ka rezultuar fatal. Policia ka dhënë detaje paraprake mbi ngjarjen:
“Rreth orës 19:15, në lagjen “Qemal Stafa” brenda automjetit në pronësi të një subjekti tregtar, në sediljen e pasagjerit është gjetur pa shenja jete shtetasi E. M., rreth 50 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”.
Grupi hetimor i policisë ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast. Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve paraprake.
















