Shqipëri
E befasishme: Kush firmosi dorëheqjen tek ministri…

Mësohet se kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani, ka dhënë dorëheqjen dhe kjo i është dorëzuar Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, ditën e martë. Arsyet e dorëheqjes nuk dihen ende.
Disa muaj më parë, në prill të vitit 2025, Sulejmani u pezullua nga detyra me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, e cila e akuzonte për shpërdorim detyre lidhur me transferimin e oficerëve të policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin.
Megjithatë, Gjykata e Beratit shpalli moskompetencën dhe çështja kaloi në Tiranë, ku Prokuroria e Tiranës pëlqeu pushimin e hetimit dhe e riktheu Sulejmanin në detyrë.
Florian Sulejmani u emërua në krye të AMP-së në nëntor 2023 me urdhër të Kryeministrit Edi Rama. Në vend të tij, mësohet se është emëruar Artiol Saliasi. Arsyet e dorëheqjes së Sulejmanit mbeten të panjohura.














