Connect with us

Lajme

Drejtori Sadiku reagon ndaj ASH-Taravarit: “Nuk ka vend për kontrata fiktive dhe militantë partiakë”

Publikuar

më

Pas reagimit të pavërtetë dhe të stisur politikisht nga krahu i Taravarit në ASH, i cili akuzon për shkarkime të padrejta në Shtëpinë e Shëndetit në Kërçovë, vjen reagimi i drejtpërdrejtë i drejtorit të këtij institucioni, Valon Sadiku. Ai e cilëson këtë reagim si një tentativë të dëshpëruar për të mbrojtur privilegjet klienteliste dhe kontratat fiktive të instaluara prej vitesh nga ish-pushtetarët e lidhur me BDI-në dhe Taravarin.

Reagimi i plotë i Valon Sadikut:

“Të fundit që kanë të drejtë të flasin për hakmarrje politike janë pikërisht patericat e BDI-së dhe autorët e kontratave fiktive”

Reagimi i fundit i krahut të Taravarit në ASH, lidhur me shkarkimet në institucionet shëndetësore, është kulmi i hipokrizisë dhe cinizmit politik. Ata që për vite të tëra e shndërruan administratën publike në agjenci punësimi familjar dhe militantësh partiakë, tani kanë guximin të flasin për “shkarkime politike”.

Është e neveritshme të dëgjosh të qajnë për “standardin e përjashtimit politik” pikërisht ata që i kanë futur në punë me kontrata fiktive motrat, kunatat, hallat, dhe tezet e funksionarëve të tyre partiakë, një pjesë e mirë e të cilëve nuk kanë shkelur asnjë ditë në vendin e punës, por kanë marrë paga të plota nga taksat e qytetarëve.

Të na flasë për moral politik një ish-ministër i degraduar, që për gati një vit rresht i shërbeu BDI-së në çdo votim të rëndësishëm, bile edhe me këto punësime skandaloze, duke tradhtuar çdo premtim që u kishte dhënë anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët dhe shqiptarëve në përgjithësi. Po a nuk ishit ju, ASH e Taravarit, që i keni mbajtur në krye të institucioneve njerëzit më të paaftë e më klientelistë, vetëm për interesa personale dhe pazare politike?

Sa për “protestat publike” që paralajmëroni: më mirë të protestoni për paratë publike të shpërdoruara me kontrata fiktive dhe punësime false, për emërimet familjare dhe për korrupsionin që e keni ushqyer vetë për vite me radhë. Nuk mund të na japë leksione morali një grup njerëzish që janë simbol i papërgjegjshmërisë administrative dhe i abuzimit me fondet publike.

Koha e privilegjeve të pamerituara ka mbaruar. Në administratë dhe kudo në sektorin publik do të punojnë ata që punojnë realisht, që shkojnë në punë çdo ditë dhe që japin kontribut të ndershëm për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Jo ata që mbajnë poste vetëm se janë pjesë e rrethit të ngushtë të Taravarit dhe ish-klientelës së BDI-së.

Pastrimi i institucioneve nga militantët partiakë dhe nga të punësuarit fiktivë është hap i domosdoshëm për çdo proces të shëndoshë demokratik dhe administrativ. Kush ka fituar vendin e punës me meritë dhe është në krye të detyrës, nuk ka pse të ketë frikë. Por kush ka qenë aty si “hije në listë pagash”, e ka të qartë se dita e llogaridhënies ka ardhur.

Advertisement
Lajme30 minutes ago

Haradinaj: Ligji për Specialen u kthye prapa shpinës sime – s’di çka fshihet, veç është “dallaver” i PDK me Presidenten

Maqedoni1 hour ago

3 persona të lënduar në aksidentin në Çair, policia jep detajet

Shqipëri2 hours ago

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

Lajme3 hours ago

Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

Lajme3 hours ago

Pas largimit të Vuçiçit nga pushteti, televizioni shtetëror serb nis edicionin me kërkimfalje: Për vite me radhë nuk e kemi përmbushur misionin tonë

Lajme4 hours ago

Zv/ministri Sulejmani: Pas 58 vitesh hapet rruga që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në shqip

Lajme4 hours ago

Imeri Stafai: Nga 100% maqedonisht, Provimin e jurisprudencës e bëjmë shqip

Maqedoni4 hours ago

Sulejmani sqaron detajet: 12 lëndët teorike të provimit të jurisprudencës do të jenë në gjuhën shqipe

Shqipëri5 hours ago

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

Lajme5 hours ago

Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut

Lajme6 hours ago

Ndizen qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, Rama: Kërkojmë përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi

Lajme6 hours ago

Mexhiti: Zgjedhjet lokale konfirmuan fitoren plebishitare të VLEN-it, 10 me 3 kundrejt BDI-së

NA NDIQ NË FACEBOOK