Connect with us

Lajme

Dogana e Kosovës sekuestron barna të kontrabanduara në Gjilan dhe Viti

Publikuar

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni të përbashkët me Policinë e Kosovës, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme barnash të dyshuara si të kontrabanduara në dy barnatore në qytetet e Gjilanit dhe Vitisë, shkruan Insjaderi.

“Task Forca, e përbërë nga Dogana dhe Policia e Kosovës, gjatë një operacioni kontrolli në dy barnatore në Gjilan dhe Viti, ka zbuluar dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme barnash të dyshuara si të kontrabanduara. Gjatë kontrollit të detajuar në ambientet e brendshme të këtyre barnatoreve, janë gjetur barna të fshehura, për të cilat nuk ishte paraqitur asnjë dokumentacion doganor. Dyshohet se këto produkte janë futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës, duke shmangur procedurat e importit dhe detyrimet doganore,” thuhet në njoftimin e Doganës.

Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e barnave të sekuestruara kap shifrën mbi 4 mijë euro.

Dogana e Kosovës ka nisur procedurat hetimore ndaj pronarit të subjektit afarist dhe ka njoftuar organet kompetente për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.

“Task Forca mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës, në mbrojtjen e tregut të ligjshëm dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve,” përfundon njoftimi.

Maqedoni3 minutes ago

Zjarri në spitalin modular: Familjarët të zhgënjyer nga drejtësia, Prokuroria e mbylli një hetim kurse tjetrin po e zvarrit pa dhënë detaje

Shqipëri33 minutes ago

Operacioni i MEPJ përfundon me sukses: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

Lajme1 hour ago

“Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli

Maqedoni3 hours ago

Ministritë, komunat, ndërmarrjet publike dhe kompanitë shtetërore kanë borxh 693 milionë euro

Shqipëri3 hours ago

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

Lajme4 hours ago

Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale

Maqedoni5 hours ago

Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkup

Shqipëri6 hours ago

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

Lajme7 hours ago

“U infiltrua në SHIK dhe depërtoi në AKI”, Kajtazi sjell historikun e errët të Fatmir Shehollit

Maqedoni8 hours ago

ASH: Me mbylljen e shkollave Maqedonia po e humb të ardhmen e saj

Shqipëri8 hours ago

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Lajme9 hours ago

VV’ja paralajmëron dorëzimin në Prokurori të materialeve për raste të dyshuara të legalizimeve nga Komuna e Prishtinës

NA NDIQ NË FACEBOOK