Connect with us

Lajme

Çdo vit në Kosovë rreth 60 fëmijë me sëmundje malinje

Publikuar

më

Çdo vit regjistrohen rreth 55 deri në 60 raste të reja me sëmundje malinje tek fëmijët, bëri të ditur drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë në QKUK, Violeta Grajçevci-Uka.

Në intervistë për Ekonomia Online, ajo tha se kapacitetet që i posedojnë janë të mjaftueshme për trajtimin e këtyre rasteve.

“Numri i rasteve të reja që na lajmërohet gjatë një viti me sëmundje malinje të moshat pediatrike diku varion në mes 55 ose deri 60 raste të reja në vit. Numrin më të madh e kemi leukemitë akute, sidomos leukeminë akute limfoblastike, kemi limfomat, tumorët e trurit, tumorët solide, tumorët e eshtrave etj. Janë një patologji e gjerë e sëmundjeve malinje që paraqiten në Klinikën e Pediatrisë.
Ne kapacitetet që i posedojmë janë të mjaftueshme për trajtimin e këtyre rasteve. Reparti i hematologjisë posedon 19 shtretër. Përveç që i trajtojmë rastet malinje, kemi edhe rastet hematologjike, pra sëmundjet e gjakut, siç janë anemitë, trombocitopatitë, hemofilinë, por njëkohësisht krahas këtyre sëmundjeve i trajtojmë edhe rastet onkologjike dhe kapacitetet janë të mjaftueshme, edhe infrastrukturore, por edhe në material shpenzues dhe në shumicën e rasteve kemi rezultate shumë të mira”, tha ajo.

Grajçevci-Uka saktëson se moshat e pacientëve janë të ndryshme, nga 28 ditë deri në moshën 18 vjeçare.

“Kjo sëmundje nuk njeh moshë, pra i atakon të gjitha moshat pediatrike. Por, mosha më e shpeshtë është mosha parashkollore dhe për fat të mirë kanë një prognozë më të mirë, krahasuar me moshat që janë nën dy vjet dhe mbi 12 vjet, kur prognoza mund të jetë më e rëndë për shkak të moshës, por edhe në ato raste kemi rezultate shumë të mira në trajtimin e sëmundjeve malinje”, shtoi ajo.

Grajçevci-Uka vë në dukje rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe u bën thirrje prindërve që të kenë kujdes në rast të shenjave të caktuara.

“Mirë është të diagnostikohet sa më parë, sepse diagnostikimi sa më i hershëm edhe shërimi është i plotë. Do t’u sugjeroj prindërve që çdo ndryshim që e shohin tek fëmijët e tyre, p.sh. ndonjë ndryshim në lëkurë në formë të pikave të kuqe, rritja e gjëndrave limfatike, qoftë në qafë apo regjione të tjera, të cilat nuk kalojnë me ilaçe ose nëse ka anemi, e cila nuk po trajtohet siç duhet në bazë të terapisë që po e merr pacienti, nëse ka ndonjë lodhje, plogështi. Nëse kanë këto shenja të leukemisë menjëherë duhet të dyshojmë se mos kemi të bëjmë me ndonjë sëmundje malinje të gjakut, në këtë rast që është leukemia, por edhe sëmundjet të tjera që nëse shohim ndonjë masë rritjeje në trup, lirisht të paraqiten tek ne dhe i kryejmë të gjitha analizat vetëm me qëllim që të diagnostikohet herët” tha për EO, drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë në QKUK, Violeta Grajçevci-Uka.

Maqedoni10 minutes ago

Në Francë sekuestrohen 68 kilogramë kokainë, arrestohet një shtetas maqedonas

Maqedoni31 minutes ago

Mickoski telefonoi Srdanoviqin për fitoren e Listës Studentore

Shqipëri33 minutes ago

“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…

Kosovë33 minutes ago

Pacolli dëshmon për shtatë orë në SPAK për Aeroportin e Vlorës: Besoj në drejtësinë shqiptare

Kosovë40 minutes ago

Donika Gërvalla thotë se Arlinda Zekaj iu drejtua drejtësisë, e jo Qeverisë: Ndoshta do kishte angazhim

Maqedoni2 hours ago

Grabitje e armatosur, dy persona kërcënojnë me armë bashkëshortët dhe marrin paratë

Maqedoni2 hours ago

Nuk ka vende të lira në Klinikën e Neurologjisë, nga goditjet në tru po preken edhe pacientë më të rinj

Maqedoni2 hours ago

Haraçina nis ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve!

Shqipëri2 hours ago

“Dua drejtësi për djalin tim”- Nëna nga Fieri pretendon për dhunë në kopsht: Dyshoj se pamjet filmike janë fshirë!

Kosovë3 hours ago

“Ishe në gjendje të jepje edhe frymen për djalë, ish-burri yt e dinte çfarë familjeje kishte” – Dedikimi prekës i shoqes për Arlinda Zekajn

Lajme3 hours ago

Ali Ahmeti ende pa reagim për humbjen e Vuçiçit, ndërsa liderët shqiptarë përshëndetën ndryshimin

Maqedoni4 hours ago

352 votues nga Maqedonia e Veriut morën pjesë në zgjedhjet presidenciale në Bullgari

NA NDIQ NË FACEBOOK