Connect with us

Lajme

Bilall Kasami: Po i japim fund një padrejtësie shumëvjeçare ndaj medresantëve

Publikuar

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga krerët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, njoftoi sot për vizitën e zhvilluar në Bashkësinë Fetare Islame, ku së bashku me krerët tjerë të VLEN-it uroi për miratimin e Propozim-Ligjit për Shkollat e Mesme të Komuniteteve Fetare.

Ky ligj, i cili tashmë është miratuar nga Qeveria, garanton që diplomat e Medresesë “Isa Beu” në Shkup do të pranohen në mënyrë të barabartë me ato të çdo shkolle tjetër të mesme në Maqedoninë e Veriut.

“Sot shkuam për vizitë në Bashkësinë Fetare Islame ku me kënaqësi i uruam krerët e këtij institucioni për miratimin e këtij ligji. Me këtë vendim po i japim fund një padrejtësie shumëvjeçare ndaj medresantëve,” u shpreh Kasami.

Ai gjithashtu theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt barazisë dhe përfshirjes së plotë të arsimit fetar në sistemin arsimor të vendit, duke e konsideruar këtë vendim si një fitore për komunitetin dhe për respektimin e të drejtave të të gjithëve.

NA NDIQ NË FACEBOOK