Connect with us

Lajme

Beteja e qeverisë me qumështin e fshatarit, “ulërima” e sërishme e Erion Braçes

Publikuar

Nga kjo e hënë, nisi aksioni tjetër nga nervi kinse shtetbërës i Ramës, ai i qumështit apo bulmetit të fshatarit që duhet të ketë me patjetër faturë fiskale. Sipas të parit të qeverisë, kjo bëhet dhe për hir të shëndetit të konsumatorit, edhe pse nuk mbështetet në asnjë studim se çfarë pasojash ka patur konsumtatori në vite prej qumështit të fshatarit.

Erion Braçe, kritik shumë politikave që e kanë futur në krizë si blektorinë e si bujqësinë, sjell në kujtesë dhe njëherë TVSH-në e Arben Ahmetajt kur drejtonte ekonominë dhe financat, atë që sipas Braçes, i solli një dëm kolosal ekonomisë fshatare.

“Që në nëntor të 2018 lajmërova që do të ndodhte ekzaktësisht kështu, pra do të binim në informalitet të thellë që do të rëndontë në të gjithë sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë dhe në krahun tjetër do të cënonte sigurinë ushqimore. Ajo që ndodhi gjashtë vjet më parë me tatimin mbli vlerën e shtuar(TVSH), e nxiti informalitetin, dhe në krahun tjetër si alternativë e nxiti importin e produkteve blegtorale përgjithësisht, atyre për të përpunuar, natyrisht të qymështit edhe mishit, që u konsumuan në këto gjashtë vite”, shkruan Braçe, duke vijuar më tej:

“E para mbi të gjitha, do të doja që drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, ministri, ministrja tjetër, të dinin që bujku, të cilët i thonë fermer, nuk lëshon faturë. Me ligj faturën nuk e lëshon bujku, po autofaturën e lëshon grumbulluesi. Grumbulluesi për nevoja të përpunuesit apo drejtpërdrejt përpunuesi kur grumbullon ai vetë në territor. Këtu ka një problem për të cilin ka gjashtë vjet që flas, kam gjashtë vjet që propozoj, ka gjashtë vjet që më kundërshtojnë, ka gjashtë vjet që më votojnë kundër, ose më thonë të drejtë ke, por ja do ta bëjmë…Është tatim mbi vlerën e shtuar në sektorin e bujqësisë. Në skemën 0 nga fermeri dhe 20% në dalje, ka denatyruar tatimin mbli vlerën e shtuar. Praktikisht funksionon si tatim mbi qarkullimin, taksë që nuk ekziston në legjislacionin shqiptar. Mbi të gjithë kjo skemë i detyron grumbulluesit, përpunuesit të mos presin faturë. Pse? Sepse humbin para. Të paguash TVSH 0 në blerje dhe 20 në dalje, është shumë më tepër se sa të paguash TVSH në import të produkteve bujqësore dhe blegtorale. Pra siguria ushqimore është jetike. Për të formalizimi është edhe më jetik. Por për të dyja bashkë duhet të ndryshojë tatimi mbli vlerën e shtuar. Nëse duam të bëjmë punë…nëse duam të rrisim më shumë çmimet… po patjetër: çdo element i formalizimit me këtë skemë të TVSH do të rrisë çmimet”, shkruan Braçe. Por siç thotë dhe ai vetë, nuk e dëgjon askush, siç nuk e ka dëgjuar. /tesheshi.com/

NA NDIQ NË FACEBOOK