Connect with us

Kosovë

Bastisje në Pejë, kapen rreth një kilogram drogë dhe dy armë

Publikuar

Një aksion është zhvilluar sot në Pejë, ku është konfiskuar një sasi droge rreth një kilogram dhe dy armë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, tha se personi i dyshuar ndodhet në arrati.

“Prokuroria e Pejës bashkë me njësitin anti-drogë, kanë zhvilluar një bastisje ku kanë konfiskuar rreth 1 kilogram drogë dhe dy armë, të njëjtat janë sekuestruar. Personi që dyshohet gjendet në arrati e Policia po punon për lokalizimin e arrestimin e tij”, ka thënë Nikçi për Insajderin.

NA NDIQ NË FACEBOOK