Lajme
Bahtiri akuzon opozitën: Synojnë ndarjen e Kosovës, s’do ta lejoj sa të jem gjallë


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj partive opozitare para nisjes së seancës së 51-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Duke folur për gazetarët, Bahtiri akuzoi opozitën për qëllime të rrezikshme që, sipas tij, lidhen me territorin e vendit.
“Dua t’iu tregoj se bashkimi i opozitës ka një qëllim: ndarjen e Kosovës, ashtu siç e ka pas plan. Pra nuk do të arrihet asnjëherë deri sa të jemi gjallë ne”, tha ai, përcjell Insajderi.


















