Lajme
Azizi: Zgjidhim problemin dekadësh të diplomave të Medresesë

Deputeti i VLEN, Adnan Azizi, e ka qujatur historik miratimin e Propozim-Ligjit për Shkollat e Mesme të Komuniteteve Fetare, i cili njeh diplomat e Medresesë “Isa Beu” në Shkup si të barabarta me diplomat e shkollave të tjera të mesme në Maqedoninë e Veriut.
“VLEN premtoi dhe Realizoi! Diplomat e Medresesë do të pranohen si të barabarta me diplomat e shkollave të tjera.
Qeveria sapo e miratoi Propozim Ligjin për Shkollat e Mesme të Komuniteteve Fetare. Ky propozim ligj mundëson që diplomat e Medresesë “Isa Beu” në Shkup, të pranohen njëjtë si çdo diplomë tjetër e secilës shkollë të mesme në Maqedoninë e Veriut!
Kjo është një fitore e madhe për shqiptarët, për besimtarët, për ata që do të vazhdojnë të shpërndajnë dijen fetare dhe të drejtën e besimit!
Ky vendim, është edhe goditje e fortë për ata që 22 vite premtuan, mashtruan dhe manipuluan. Goditje ndaj atyre që 22 vite nga njëra anë ua merrte votën besimtarëve, e nga ana tjetër i burgoste si terrorist!
E drejta dhe adhurimi ndaj Krijuesit kurrë nuk humb!
Urime MEDRESANTË, urime BESIMTARË!”, thuhet në postimin e deputetit Adnan Azizi.

















