Lajme
ASH e Taravarit zgjedh shefat e shtabeve në Çair dhe Butel

Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga kryetari Arben Taravari, ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme duke emëruar shefat e shtabeve zgjedhore në disa komuna kyçe të Shkupit.
Për komunën e Çairit, Taravari ka emëruar Daim Luçin si shef të shtabit zgjedhor. Në një njoftim në rrjete sociale, Taravari tha:
“Me shumë dashuri për Çairin dhe me vullnet për punë të ndershme, sot u zgjodh Daim Luçi si shef i shtabit zgjedhor të kësaj komune. Daimi është njeri i fjalës, i punës dhe i organizimit. Ai e njeh mirë Çairin, i njeh njerëzit, hallet dhe shpresat e tyre. Prandaj besojmë se do të udhëheq me përgjegjësi dhe me zemër, që fitorja të jetë e përbashkët. Urime Daim!”
Ndërkohë, për komunën e Butelit, shef shtabi është caktuar Fatmir Ismaili.


















