Connect with us

Shqipëri

Arroganca që po vret…

Publikuar

më

Nga Bekim Bici
Arroganca që po vret…
Vrasja (nëpërmjet mbytjes) e një të riu në Kosovë, i cili në pamjet e nxjerra rezulton që po dilte me duart pas koke e në gjunjë për t’iu dorëzuar policisë, është një alarm që duhet ngritur jo vetëm për Kosovën, por edhe Shqipërinë. Policia andej e këndej kufirit, mendon se është e gjithpushtetshme, duke ‘harruar’ të drejtat e individit, e detyrat e saj.
Kjo arrogancë që vjen nga një pushtet me mendësi komuniste, ka sjellë raste të tilla edhe në vendin tonë, ku mos të harrojmë vrasjen e Klodian Rashës në prag të derës së tij. Arroganca shkon edhe më tej tek Policia Bashkiake, e cila dhunon pa respektuar as të drejtat minimale, të disa të moshuarve që duke shitur pras, domate, a tranguj të këputura nga bahçja e tyre, mundohen të nxjerrin një vakt për familjen. Arrogancë nga policia rrugore, arrogancë nga inspektorët e IKMT, arrogancë nga Policia Kufitare, arrogancë, arrogancë, arrogancë…. Në çdo nivel të pushtetit lokal e qëndror, qytetarët përballen me arrogancë. Një arrogancë që sot po vret.
Kjo arrogancë e pushtetit, e veshur me vetëkënaqësi, vrau Agon Zejnullahun, përkundër shkeljeve që ai mund të ketë bërë. Vetëdorëzimi i tij, që has me arrogancën e dhunën policore është e frikshme. 5 efektivë në garë kush do të mund të mbysë një 27 vjeçar, i cili me duar pas koke, pasi përballet me arrogancën e dhunën e policisë, instinktivisht kundër-reagon.
Sot kjo situatë është emergjente.
Arroganca nuk sjell vetëm dëme financiare, korrupsion, vjedhje shtetërore, por sot po sjell vdekjen e qytetarëve, të cilët në kushtet normale do të duhet të mbroheshin nga policia, e jo të mbyten me shkelm në pas qafe, prej policisë.
Sot në vend të që besosh e të telefonosh Policinë për ndihmë (numri në shumicën e rasteve është i zënë për orë të tëra), duhet të marrësh masa të mbrohesh prej tyre. Sot policia nuk të mbron, por… të dhunon dhe vret.
Kjo nuk është policia për të cilën luftuan mijëra heronj të Dardanisë e Shqipërisë.
Arroganca e pushtetit vret!!!
Advertisement
Maqedoni26 minutes ago

Mexhiti dhe Sylejmani në Ankara: Dakordohet bordi këshillëdhënës për restaurimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

Lajme41 minutes ago

Rizvanolli flet përsëri për ditë të vështira që po vijnë, fajin ia lë Hormuzit

Lajme1 hour ago

Zëvendësdrejtori i Kadastrës, Amet Ziberi, i kundërpërgjigjet Faton Ahmetit: Në dy konkurset e fundit janë punësuar 8 shqiptarë

Lajme1 hour ago

Adnan Azizi: Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë

Shqipëri2 hours ago

Fantazma e kandidatëve të protestës

Lajme3 hours ago

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen! Ose ti mundesh, por pastaj s’mundesh!”

Lajme3 hours ago

Pas denoncimit të këshilltarëve të VLEN-it, Inspektorati i Gjuhëve kryen inspektim urgjent në Butel

Lajme3 hours ago

Polici Korab Pepaj dënohet me 3 vite burgim, qëlloi me armë tek “Ura e Bistricës” Milan Jovanoviqin pasi ky i fundit nuk u ndal në pikëkontroll

Lajme3 hours ago

Bekim Sali: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me One Stop Shop, BDI-ja iku nga votimi i marrëveshjes

Maqedoni4 hours ago

Blerim Abazi publikon shifrat e punësimeve në shëndetësi në Kumanovë: 105 maqedonas dhe 61 shqiptarë

Lajme5 hours ago

Apeli nuk ia pranon kërkesën Rozeta Hajdarit për rrëzimin e aktakuzës, rasti shkon në gjykim

Maqedoni5 hours ago

Sulmohet brutalisht një i mitur para shkollës në Rashçe, 5 bashkëmoshatarë e rrahin me grushte, shqelma dhe sende të forta

NA NDIQ NË FACEBOOK