Connect with us

Lajme

Arben Taravari shpall kandidatët e Aleancës për Shqiptarët për zgjedhjet lokale

Publikuar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka shpallur sot zyrtarisht ekipin e kandidatëve të partisë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Sipas njoftimit të bërë publik nga Taravari, kandidatët e përzgjedhur për të përfaqësuar ASH-në në katër komuna të rëndësishme janë:

Valbon Limani në komunën e Gostivarit

Blerant Ramadani në komunën e Sarajit

Isen Shabani në komunën e Vrapçishtit

Nazim Taipi në komunën e Tearcës

Taravari shprehu besimin se këta kandidatë përfaqësojnë një kombinim të përvojës, profesionalizmit dhe afërsisë me qytetarët, duke i quajtur ata “fituesit e Tetorit”.

NA NDIQ NË FACEBOOK