Connect with us

Lajme

Andonovski: I ftoj të rinjtë të regjistrohen në portalin uslugi.gov.mk për të aplikuar për vauçer

Publikuar

më

Andonovski: Studentët të aplikojnë për vauçer për blerje të pajisjeve elektronike

Në emisionin e djeshëm “Vesti Plus” në televizionin Kanal 5, i ftuar ishte ministri për transformim digjital, Stefan Andonovski, ku foli për masën e re qeveritare, vauçerë për pajisje elektronike për studentët.

“Po e shfrytëzoj këtë rast që t’i ftoj të rinjtë të regjistrohen në portalin kombëtar uslugi.gov.mk. Aplikimi për vauçerët ende nuk ka filluar, por le të krijojnë profilin e tyre që më vonë të mund të aplikojnë lehtë, nga shtëpia,” theksoi Andonovski.

Andonovski shpjegoi se kjo masë ishte paralajmëruar nga kryeministri para 10 muajsh, por vitin e kaluar ishte vonë për ta përfshirë në buxhet. Këtë vit, pas përgatitjeve të bëra nga Qeveria, mjetet janë planifikuar në buxhet dhe zbatimi i masës fillon menjëherë.

“Mbi 50 milionë euro do të shpërndahen për vauçerë për pajisje elektronike për studentët. Kjo është digjitalizim në praktikë, sepse nuk mund të digjitalizojmë vetëm shërbimet pa ua mundësuar të rinjve edhe mjetet për këtë, dhe pa ngritur shkallën e shkrim-leximit digjital,” shtoi ministri.

Ministri theksoi gjatë intervistës se Qeveria po realizon një sërë masash dhe projektesh me fokus te të rinjtë, duke nënvizuar hapjen e institucioneve ndaj tyre.

“Deri më tani nuk ka pasur asnjë masë të këtij lloji për të rinjtë. Në të njëjtën kohë, Qeveria po punëson të rinj të specializuar në shëndetësi, po angazhon të rinj në mbrojtje, dhe në ministrinë tonë është bashkuar një grup i ri i të rinjve. Në këtë mënyrë po i hapim institucionet kyçe për qytetarët drejt të rinjve. Në fushën time po sigurojmë zona interneti falas, me fokus në konviktet studentore, dhe këtë projekt do ta fillojmë nga Manastiri”, përfundoi ministri Andonovski.

Maqedoni36 minutes ago

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, merr pjesë në Forumin e Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”

Shqipëri1 hour ago

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

Lajme2 hours ago

Valbon Limani në Forumin e Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”: Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar ndaj fuqizimit të rinisë!

Lajme2 hours ago

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Maqedoni3 hours ago

Për herë të parë në Shuto Orizare valëvitet flamuri kombëtar shqiptar!

Lajme3 hours ago

ASH: Me kërkesën e këshilltarëve të AKI përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar në Shuto Orizare e kthyem në realitet

Maqedoni3 hours ago

Dy peshkopë maqedonas drejt Moskës, vizitë në kohën e tensioneve me Rusinë

Shqipëri3 hours ago

Vlora pa ujë, avari në rrjetin kryesor të furnizimit, po punohet për riparimin e defektit

Kosovë4 hours ago

Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

Lajme4 hours ago

Hoxha jep lajmin e mirë për kultivuesit e mollëve: Janë paguar rreth 149,5 milionë denarë për 1.934 fermerë

Maqedoni4 hours ago

Gjykatat në Maqedoni me mbi 134 mijë lëndë të pazgjidhura, vetëm 13 ankesa të pranuara

Bota4 hours ago

Mesazhi i fuqishëm i Salihut: “Mobilizim masiv këtë të diel – vota e çdo shqiptari numërohet!

NA NDIQ NË FACEBOOK