Connect with us

Lajme

Ana e errët e turizmit shqiptar: miliona drejt importit, fermeri ynë me gisht në gojë!

Publikuar

Ndërsa turizmi, siç rreh gjoksin dhe qeveria, është në rritje, nga ana tjetër, bujqësia e blektoria që duhej të ishin po ashtu në rritje prej tij, janë paradoksalisht në rënie.

Rritje ka pësuar importi i produkteve nga turizmi, duke bërë që miliona euro në vend që të shkojnë te fermeri shqiptar, kanë dalë jashtë Shqipërisë duke shkuar te i huaji. Kjo po që është emergjencë, por Rama ka të tjera zgjedhje për t’i shpallur të tilla.

Siç raporton Monitor, gjatë pesë mujorit të parë të vitit 2025, importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sasi dhe vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me rreth 4.5%, që përkthyer në vlerë monetare janë 62.4 miliardë lekë (1.5 miliard euro). Pra, e gjitha kjo para ka shkuar për import, duke e lënë fermerin shqiptar, për shumë prej atyre produkteve që mund t’i ofronte vetë, me gisht në gojë.

Nga ana tjetër, sipas treguesve të INSTAT-it, në katër vitet e fundit Shqipëria është vizituar nga 35 milionë turistë, të cilët kanë ndikuar në pozitivisht konsum. Por paralel me këtë realitet pozitiv prodhimi vendas, sidomos në bujqësi dhe blegtori, ka shkuar në rënie.

Ky është një ndër dështimet më të mëdha të qeverisjes, e cila nuk ka arritur të ndërtojë politika afruese mes fermerit dhe restoranteve hoteliere ose jo të tilla, ku bujqësia e blektoria të kishin të njëjtin hov me turizmin.

Pra, boom-i turistik, si anë të errët ka pikërisht bujqësinë e blektorinë shqiptare, të cilat po shkojnë në emergjencë kombëtare. /tesheshi.com/     

 

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK