Shqipëri
Alo policia, babai im ka…” Tragjike në Tiranë, i ndodh hataja!!!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin pak pas orës 20:00 të kësaj mbrëmjeje, kur një 81-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në rrugën “Ferdinand Paparisto”. Sipas informacioneve paraprake të bëra publike nga Policia e Tiranës, dyshohet se shtetasi R. Gj. i ka dhënë fund jetës duke përdorur një mjet prerës.
Sipas njoftimit zyrtar, Salla Operative e Drejtorisë Vendore të Policisë (DVP) Tiranë është informuar rreth orës 20:05 nga shtetasi A. Gj., i cili ka konstatuar babain e tij, R. Gj., rreth 81 vjeç, pa shenja jete në banesë. Njoftuesi ka shprehur dyshime se i moshuari mund të ketë kryer vetëvrasje.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e Policisë dhe një grup i specializuar hetimor kanë mbërritur në vendngjarje. Ekipet e hetimit kanë nisur menjëherë punën për të siguruar zonën, mbledhur prova dhe dëshmi që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.
Deri në këto momente, Policia e Tiranës nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me motivet e mundshme apo rrethana të tjera që mund të kenë çuar në këtë akt fatal.
Pritet që gjatë orëve në vijim, pas finalizimit të veprimeve hetimore në vendngjarje dhe analizës së provave të mbledhura, të mund të publikohen informacione më të detajuara.















