Lajme
Aksident tragjik në aksin Lezhë–Shkodër, kamioni me targa serbe shkakton një viktimë dhe katër të plagosur


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë. Një automjet është përplasur me një kamion me rimorkio që transportonte ngarkesë të rëndë, me targa serbe dhe si pasojë, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.
Një grua rreth 60 vjeç ka humbur jetën dhe 4 persona të tjerë janë plagosur, njëri prej tyre është nisur drejt spitali të traumës në Tiranë. Mes të plagosurve raportohet se është edhe një fëmijë.
Banorët e zonës dhe policia bënë përpjekje për të nxjerrë të plagosurit nga kanali. Në ndihmë të të plagosurve kanë ardhur disa ambulanca nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejës.





















