Kosovë
Aksident mes traktorit dhe veturës në Mitrovicë, një i lënduar


Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një traktori dhe një automjeti në Kçiq të Mitrovicës mbrëmjen e së dielës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.
“Sot rreth orës 21:34 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Kçiq, të involvuar janë një automjet dhe një traktor, një person ka marr lëndime”, bëri të ditur Pllana.
Ajo shtoi se personi i lënduar po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës. /Insajderi.org/




















