Connect with us

Shqipëri

Adriatik Lapajt i ndodh ‘gjëma’ e madhe me partinë – Zbardhet DOKUMENTI

Publikuar

Mandati i deputetit Adriatik Lapaj, fitues në zgjedhjet e fundit nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, mund të përballet me sfida serioze pas dyshimeve të ngritura mbi zbatimin e një marrëveshjeje të brendshme parazgjedhore mes forcave përbërëse të këtij koalicioni.

Sipas burimeve zyrtare, marrëveshja ndërmjet “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” parashikonte që, pas zgjedhjeve, kandidatët në listën e mbyllur të dorëzonin dorëheqjen për të lejuar që mandatet të shpërndaheshin në bazë të votave të marra nga kandidatët në listat e hapura – një formulë që synonte rritjen e përfaqësimit të drejtpërdrejtë të zgjedhësve.

Por kjo dakordësi është vënë në pikëpyetje pas veprimit të kandidatit Zeqir Kordhoni, përfaqësues i “Nismës Thurje” në listën e mbyllur në Tiranë, i cili ka dorëzuar një kërkesë zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të verifikuar vlefshmërinë e letrës së dorëheqjes që koalicioni pretendon të ketë depozituar në emrin e tij.

Kordhoni ka deklaruar publikisht se nuk mban mend të ketë firmosur ndonjë dokument të tillë, duke hedhur dyshime mbi ligjshmërinë e procedurës dhe duke kërkuar transparencë nga KQZ. Nëse rezulton se dorëheqja nuk ka qenë vullnetare apo autentike, kjo mund të ndikojë në përbërjen përfundimtare të Kuvendit, përfshirë edhe mandatin e Adriatik Lapajt.

Burime nga brenda koalicionit bëjnë të ditur se Kordhoni ka lidhje të ngushta familjare me Endri Shabanin, një nga figurat kyçe të “Nismës Thurje” – konkretisht, ai është daja i tij. Kjo pritet të komplikojë më tej situatën, duke rritur spekulimet mbi tensionet e brendshme dhe marrëdhëniet politike brenda strukturës së re të koalicionit.

Për momentin, KQZ pritet të shqyrtojë kërkesën e Kordhonit dhe të verifikojë dokumentacionin përkatës. Nëse vërtetohet se marrëveshja është shkelur apo dorëheqjet janë dorëzuar pa dijeninë e kandidatëve, pasojat mund të jenë të thella, përfshirë rishikimin e mandatit të Lapajt dhe të kandidatëve të tjerë në listën përkatëse.

Çështja ka marrë jehonë të gjerë politike dhe mediatike, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te vendimi i KQZ-së, i cili do të jetë vendimtar për të përcaktuar ligjshmërinë dhe legjitimitetin e mandateve të dala nga ky koalicion rishtar.

Advertisement
Maqedoni21 minutes ago

Kërcënoi drejtorin dhe hyri me forcë në zyrat e tij, arrestohet personi i dhunshëm

Lajme28 minutes ago

Latifi me ambasadoren e SHBA-së në terren: Ndërlidhja energjetike me Shqipërinë, projekt që e kemi pritur për dekada

Maqedoni46 minutes ago

MPB paralajmëron: Ulni menjëherë dronët nëse shihni ose dëgjoni helikopter policie

Maqedoni58 minutes ago

Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec, mungesë protokolli

Kosovë1 hour ago

“Specialja është antishqiptare, akuzat i fabrikoi Serbia”/ Petraj: Kurti i do komandantët e UÇK-së në burg

Lajme1 hour ago

Ndodh në Karposh të Shkupit: S’e largon veturën, puntorët detyrohen të asfalltojnë përreth

Kosovë1 hour ago

24 mijë euro gjobë për vonesat në rrugën Prishtinë–Podujevë, Basha paralajmëron penalitete të reja

Maqedoni2 hours ago

Standard i dyfishtë, Mickoski në Shkup kërkonte respektimin e ligjit, në Shqipëri në prezencë të tij nuk u ekzekutua himni shqiptar

Maqedoni2 hours ago

LSDM: Vuçiqi i shpalli zgjedhjet, Mickovski menjëherë! S’është rastësi, sepse punon sipas urdhërave

Maqedoni2 hours ago

BDI: VLEN hesht 24 orë pas kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Lajme3 hours ago

BDI: Kaluan 24 orë, s’VLEN ende i strukur pa zë për zgjedhje të parakohshme!

Maqedoni3 hours ago

Angellov: Përfundoi gjendja e krizës me ujin e pijshëm në Gostivar, tutje për cilësinë e ujit duhet të kujdeset pushteti lokal

NA NDIQ NË FACEBOOK