Lajme
AAK tregon se si do të i përgjigjet ftesës për takim te presidentja


Presidentja Vjosa Osmani, do t’i thërrasë sërish liderët e partive politike në takim, për shkak të situatës me ngërçin politik.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, konfirmoi se AAK-ja do të marrë pjesë nesër në takim.
“Tash e lexova që ka ardhur ftesa për liderët e partive politike për takim me presidenten. Duhet të marrë rol më shumë presidentja, por duhet të jetë tepër e qartë dhe e saktë, sepse ne po e shohim që VV po e interpreton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ashtu siç do vetë. Po, do t’i përgjigjemi ftesës”, tha Kadrijaj./Insajderi.org/





















