Kosovë
A ka marrëveshje mes Kurtit dhe Limajt? – përgjigjet Agim Bahtiri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka mohuar që të jetë arritur ndonjë marrëveshje mes kryeministrit në detyrë dhe kreut të VV-së, Albin Kurti, dhe kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Bahtiri u deklarua para se të fillonte seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, ku u pyet nga gazetarët nëse ekziston një marrëveshje mes dy liderëve politikë.
“Çka po mendoni ju?”, u kthye me pyetje Bahtiri ndaj gazetarëve.
Kur njëri prej tyre tha se mendon që nuk ka marrëveshje, Bahtiri e konfirmoi me një përgjigje të shkurtër:“Saktë e ke.”/Insajderi



















