Connect with us

Lajme

20-vjeçari nga Maqedonia gjendet pa shenja jete në Sarandë

Publikuar

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është gjetur pa shenja jete në apartamentin ku po qëndronte për pushime, në qytetin bregdetar të Sarandës, në Shqipëri. Sipas policisë, ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr. 1 të qytetit.

Policia e Sarandës ka bërë të ditur se viktima, e identifikuar si O. J. (20), është gjetur nga anëtarët e familjes së tij në banesën ku po qëndronte gjatë pushimeve në Shqipëri, raportojnë mediat.

Ekzaminimi fillestar i trupit nuk ka zbuluar shenja dhune, ndërsa dyshohet se i riu ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrore. Megjithatë, pritet që autopsia të konfirmojë shkakun e vdekjes.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

NA NDIQ NË FACEBOOK