Connect with us

Kosovë

Vazhdojnë dështimet e Kuvendit, për të 25-tën herë nuk zgjidhet kryetare Albulena Haxhiu

Publikuar

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka bërë të ditur se s’ka pasur kuorum për votimin e kryetarit të Parlamentit.

Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, s’ka arritur të kalojë as për të 25-tën herë në Kuvend, shkruan Insajderi.

104 deputetë ishin pjesëmarrës në seancën konstituive, ndërkaq asnjë nga subjektet politike nuk propozuan anëtarë për komisionin për votim të fshehtë.

51 deputetë votuan për, një kundër dhe asnjë abstenim për Haxhiun.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 4 qershor nga ora 11:00. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK