Ndryshe
“Unë jetoj në Harem, burri im ka 147 gra, ja cfare me ben ai kur me vjen radha”, habit ish-Missi që u martua me sheikun arab

Jelena Bin Drai, e njohur dikur si Miss Jugosllavia, ka ndërtuar jetën e saj në Dubai për më shumë se një dekadë. Ajo është e martuar me Sheikh Saeed Bin Drai, një personalitet vendas, pasuria e të cilit vlerësohet rreth 2 miliardë dollarë amerikanë.
Çifti ka katër fëmijë: Asia 9 vjeç, Hilal 1 vjeç, Hamdan 6 vjeç dhe foshnja Rashid. Duke qenë se është e martuar me një sheik, Jelena shpesh përballet me komente negative dhe stereotipe të ndryshme. Një nga këto stereotipe e portretizon atë si një “grua të varfër në harem”.
Në një intervistë për Telegrafin, Jelena iu referua këtyre komenteve me humor, duke e quajtur veten “një version vampir i Hyremit” (referencë për Hyrrem Sultanën, gruan e famshme të Sulltanit Sulejmanit të Madhërishëm në Perandorinë Osmane).
“Të them të drejtën, nëse do të hidhja gurë pas çdo qeni që më leh, nuk do të shkoja larg”, u shpreh ish-misja, e cila tashmë është një sipërmarrëse e suksesshme. Ajo foli për komentet që sugjerojnë se ajo jeton në një harem.
“Sigurisht që jetoj në një harem. Unë jam një Hurrem më ‘vampir’. Burri im është Sulltani i Madhërishëm, ju tashmë e dini këtë, dhe për fat të mirë janë 147 gra të tjera, ndaj nuk kam pse ta rrah dhe ta shikoj çdo ditë”, tha Jelena duke qeshur, duke e marrë me lehtësi çështjen e stereotipeve dhe duke treguar se jeta e saj është larg imazhit tradicional të një gruaje të martuar me një sheik.
















