Lajme
U aksidentua me motoçikletë, vdes një person në Lipjan


Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Sllovi të Lipjanit pasditen e së martës.
Si pasojë e aksidentit mes biçikletës dhe automjetit, ngasësi i kësaj parës nuk arriti t’i shpëtonte plagëve të rënda.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës.
Vdekjen e viktimës mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti. /Insajderi.org/




















