Connect with us

Shqipëri

Trump vjen në Shqipëri? Rama jep LAJMIN E MADH: Për herë të parë Shqipëria…

Publikuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë sot një lajm me rëndësi të madhe për vendin. Sipas njoftimit të tij, Samiti i NATO-s i vitit 2027 do të mbahet në Tiranë. Vendimi historik u mor unanimisht gjatë samitit të aleancës, i cili u zhvillua në Hagë, Holandë, më 24 dhe 25 qershor.

“Hagë, Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027”, shkroi Rama në një postim të tij.

Tirana u zyrtarizua kështu si organizatore e takimit të nivelit më të lartë të liderëve të vendeve anëtare të NATO-s, në Samitin e Hagës, ku delegacioni shqiptar u kryesua nga vetë kryeministri Edi Rama. Ky zhvillim shënon një moment historik për Shqipërinë dhe rolin e saj në aleancën e NATO-s.

Samiti i NATO-s pritet të sjellë në Shqipëri liderët më të fuqishëm të botës, mes të cilëve edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe krerët e shteteve dhe qeverive të të gjitha vendeve anëtare të aleancës.

Organizimi i një ngjarjeje të tillë madhore në Shqipëri dëshmon përkushtimin e vendit ndaj vlerave të NATO-s dhe rrit ndjeshëm profilin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK