Connect with us

Lajme

Therjet e kurbanëve, AUV del me njoftim

Publikuar

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u ka kujtuar qytetarëve që therrjet ritual për festën e Kurban Bajramit, por edhe therrjet e rëndomta, duhet të realizohen vetëm në thertoret e aprovuara nga ky institucion.

AUV ka publikuar edhe listën me emrat e thertoreve të licencuara. Në njoftim thuhet se therja jashtë këtyre objekteve, përveçse se përben shkelje ligjore ajo rrezikon shëndetin e përgjithshëm publik.

“Tani qe po mbretërojnë temperatura të larta, rritet rreziku i kontaminimit të produkteve qe i ekspozohen të nxehtit. Objektet e thertoreve përveç se janë nën mbikëqyrje të autoritetit shtetërorë. Aty secila kafshë i nënshtrohet kontrollit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes. Objektet posedojnë frigoriferë, kushte teknike sanitare dhe higjienike. Në të gjithë vendin ka thertore për therjen e kafshëve,  të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve”, thuhet në njoftim.

NA NDIQ NË FACEBOOK